Zbulohet nje varr masiv ne Malisheve
Pëlqej
Albeu.com
Perfaqesues te OKB ne Kosove kane bere te ditur sot gjetjen e nje varri masiv.Eksperte te UNMIK jane duke u marre me nxjerrjen e trupave nga varri i cili ndodhet ne komunen e Malisheves. Varri i gjetur sot eshte varri i dyte masiv i gjetur brenda nje muaji, pas atij te gjetur me 20 prill ne Kosoven qendrore ku u gjeten trupat e 20 serbeve. Zedhenesja e OKB-se Marsia Pol u shpreh se jane gjetur shume pjese te trupave dhe 2 trupa te plote. Gjithashtu ajo deklaroi se mund te behet fjale per trupa te serbeve te zhdukur ne 1998. Sipas nje tjeter burimi po nga OKB deri tani behet fjale per gjashte ose shtate trupa, por numerimi vazhdon dhe disa prej tyre jane me duar te prera. Rreth 3 000 persona deri tani konsiderohen te zhdukur pas konfliktit me forca serbe dhe ushtaret e UCK-se, numrin me te madh e perbejne shqiptaret nderkohe qe mendohet te jene rreth 500 serbe. BBC
Shtuar më 15/05/2005, ora 16:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori