Zbulohet një varr masiv në Gjirokastër, kujt i përkasin eshtrat
Zbulohen gjurmë të një varri masiv në Gjirokastër.

Shoqatat e ish-të përndjekurve politikë dyshojnë për ekzistencën e një varri masiv pranë Kalasë.

Në këtë zonë janë pushkatuar, vrarë dhe varrosur të dënuar politikë të diktaturës komuniste.

Sipas ish-të përndjekurve, varri masiv mendohet të jetë nga më të mëdhenjtë në vend pasi janë groposur dhjetëra në mos qindra ish-të burgosur politikë, të cilët kanë vuajtur dënimet në ish-burgun famëkeq të Gjirokastrës në vitet 1944-1967, apo si quhej rëndom në atë periudhë, tek “7 Penxheret”, shkruan abcnews.al.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, ka bërë apel për vullnet politik me qëllim fillimin sa më parë të punës për gjetjen e eshtrave të ish-të përndjekurve politikë.
Shtuar më 19/11/2018, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori