Zbulohet një nga tutorët shqiptarë të grupit të prostitucionit në Itali, fitimet marramendëse
Pëlqej
Një aksion që ka nisur që në v2015 në Itali, më në fund ka përfunduar duke vënë në pranga shqiptarin Asim Koleci.

31-vjeçari shqiptar ishte bosi i një organizate të madhe trafiku prostitutash dhe me këtë aktivitet të paligjshëm arrinte të nxirrte fitime të mëdha.

Sipas mediave italiane mendohet se shuma që fitonte bosi i organizatës ishin 100 mijë euro vetëm nga një punëtore seksi.

Në mesin e 15 prostitutave që shfrytëzoheshin nga banda shqiptare ishte dhe një e mitur rumune, 16 vjeç, që pasi shkoi në Itali për një punë përfundoi prostitutë. Të gjitha paratë e nxjerra nga ky aktivitet shkonin në duart e Asim Kolecit.

Shumat e mëdha stratosferike që fitoheshin ndaheshin mes ukrainasve dhe rusëve, ndërsa pjesa më e vogël e fitimeve i shkonin familjes italiane që transportonte prostitutat. Të arrestuarit janë: Asim Koleci, Myslim Hoxha, Lulzim Hoxha, Mendtor Domazeti, Monaco Giovani.
Shtuar më 21/11/2017, ora 20:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori