Messi tregon momentet e vështira pasi u infektua me virusin famëkeq

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Lionel Messi, ka treguar se sa keq luftoi me COVID-19 kur u infektua me sëmundjen.

Messi mori virusin në fillim të janarit 2022, kur u duk se kishte një ringjallje të rasteve në të gjithë botën.

Ai vuante të njëjtat simptoma si shumë njerëz, dhimbje të fytit, kollë dhe temperaturë, por më pas ai pati probleme me frymëmarrjen shumë kohë pasi kishte filluar të rezultojë negativ.

34-vjeçari ka shpjeguar gjatë një interviste për median argjentinase “TYC Sports” se si sëmundja e preku atë për më shumë sesa priste fillimisht.

“Më la me efekte të mëvonshme. Më la me efekte të mëvonshme në mushkëri. U ktheva dhe kalova një muaj e gjysmë pa mundur të vrapoja sepse më ishin prekur mushkëritë,” tha Messi.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë humbi dy ndeshje të Ligue 1 dhe një ndeshje në Coupe de France pasi fillimisht rezultoi pozitiv në janar.

Messi pranoi se duke e shtyrë veten të kthehej në fushë dhe të gjente një formë në Paris, ai shkaktoi dëmtime të mëtejshme në frymëmarrje.

“U ktheva përpara se të duhej, dhe u përkeqësua sepse shkova shumë shpejt dhe përfundoi duke më kthyer prapa”, tha ai.

“Por unë nuk mund të duroja më, doja të vrapoja, të stërvitesha. Doja të vazhdoja, dhe në fund, u përkeqësua situata”, u shpreh argjentinasi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.05.2022 14:37