Zbulohet lulja e rrallë mishngrënëse në Rrajcë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një lule e rralë mishngrënëse është identifikuar në pyllin e Rrajcës. Lulja është e njohur me emrin shkencor Pinguinkula është një varietet i rrallë që haset në Shqipëri.Saktëësisht ajo gjendet në “laboratorin” natyror në pyllin e Rrajcës.

Fotot tregojnës se si lulja ka kapur në kurth insekte të ndryshme dhe i ka tretur me një lloj lëngu viskoz që lëshon.

Pastaj ajo asimilon proteinat dhe gjithçka të nevojshme për rritjen e saj.

Lulja në vetvete është e vogël dhe ka petale me ngjyrë të bardhë. Insektet “bien në kurth” pasi ata janë të tërhequr pas nektarit të saj. Por sapo prekin lulet gjethet e saj mblidhen dhe lëshojnë një lëng viskoz shkruan infoelbasani.com.

Pylli i Rrajcës u shpall së fundmi nga UNESCO pjesë e trashëgimisë botërore natyrore. Në këtë pyll gjithçka është e virgjër dhe ecën sipas ciklit biologjik natyror.

Meritë të padiskutueshme ka për këtë arritje Administrata e Zonave të Mbrojtura e drejtuar nga drejtori Fatmir Brazhda. /albeu.com/

Shtuar më 15/07/2017, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori