Zbulohet lidhja e të plagosurit me "të fortin" e Shkodrës, 50-vjeçari pjesë e një grupi fajdesh
50 vjeçari Gëzim Bici i cili mbeti i plagosur në një atentat në Shkodër pasditen e së martës, është qëlluar dy herë me pistoletë nga një person tashmë i identifikuar nga policia si B. I.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zus pranë një guroreje e cila është bërë edhe shkaku i sherrit, rreth 200 metra larg Urës së Bunës.

Dy personat kanë debatuar me njeri tjetrin, dhe në momentin kur i plagosuri po largohej, autori ka qëlluar tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë të rënda.

Burime për ABC News thonë se Gëzim Bici është pjesë e një grupi që jep para me fajde në Shkodër. Të njëjtat burime thonë se ai administronte një sërë pronash të Edmir Koçisë, i njohur si “i forti” i Shkodrës, i cili mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë më 28 nëntor të vitit 2012.

Ai ishte person me precedent kriminal për disa vrasje në qytetin e Shkodrës. Burimet bëjnë me dije gjithashtu se 50 vjeçari Bici për disa vite ka qenë në Gjermani. Policia po heton të shkuarën e tij në këtë shtet. /abcnews
Shtuar më 28/04/2020, ora 22:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori