Zbulohet lidhja, bukuroshja e Këngës Magjike e paska pasur një mik në Klan Tv
Pëlqej
"Kënga Magjike" është një ndër kompeticionet më të ndjekura në Shqipëri e cila jo vetëm që shpërndan shumë çmime por dhe jep shumë "lajme".

Ajo që ra në sy këtë emision, ishte zgjedhja e e dy bashkëprezantuesve simpatike në krah të Ardit Gjebreas, bashkëpunim i cili rezultoi shumë i suksesshëm.

Një ndër vajzat simpatike ishte dhe moderatorja Arjola Shehu me të cilët Gjebrea ka dhe një lidhje familjare.

Çdo gjë u zbulua pas një komenti të motrës së Arditit, Anila Tase, e cila, në foton e Arjolës dhe Arditit, ka shkruar: “Shkëlqen fisi…” – duke etiketuar Arjola Shehun. Kjo e fundit, ia kthen: “E kemi në gjak…”

Si duket Arjola e paska pasur një "mik" në Klan por pavarësisht këtij detaji, bashkëprezantimi ishte i arrirë dhe vajzat nuk morën aspak kritika. /albeu.com/

Shtuar më 14/12/2017, ora 08:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori