Shpërthim në një karburant në Durrës, pësojnë djegie 2 punonjës

Një shpërthim ka ndodhur në një pikë që tregton gaz në Shkozet të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që punonjësit e kësaj pike kanë qenë duke kryer punime.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ka pasur rrjedhje gazi gjë që ka sjellë më pas shpërthimin brenda kapanonit ku punëtorët po kryenin punime. Nga shpërthimi dy punëtorë janë plagosur duke pësuar dëmtime në fytyrë dhe për këtë arsye janë dërguar drejt spitalit të qytetit për të marrë mjekimin e  duhur. Ata janë R.K 25 vjec dhe E.K 41 vjet, të dy të punësuar pranë pikës së furnizimit me gaz. Pika në fjalë gjendet pranë mbikalimit të Shkozetit dhe shërben për furnizimin e automjeteve me gaz si dhe mbushjen e bombolave për gatim.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.