Enca “kall” Dubain, projekti i ri me këngëtarin kurd po bën namin (VIDEO)

Këngëtarja shumë e komentuar, Enca Haxhia është rikthyer me një projekt të ri muzikor. Ajo ka publikuar këngën në bashkëpunim me këngëtarin kurd, Navid Zardi.

Projekti mban titullin “Kalle” dhe është shoqëruar edhe me videoklip, ku disa skena janë realizuar në Dubai.

Enca shfaqet shumë atraktive dhe kënga është pritur mjaft mirë. Në një instaStory këngëtarja ka zbuluar se kënga e saj është bërë trend dhe madje renditet e para.

“Kalle” ka arritur gjysmë milion klikime në më pak se 24 orë.