Zbulohet "laboratori" i armëve në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari në Farkë
Pëlqej
Policia në Tiranë vazhdon kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara goditet një rast i kontrabandës së medikamenteve mjekësore, dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike, një rast i prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak si dhe kapet një shtetas në kërkim.

Arrestohen në flagrancë katër shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen armë zjarri “Pushkë”, disa fishekë, 40 medikamente të ndryshme mjekësore, automjet e aparat celular.

Verifikohen dhe kontrollohen 22 mjete dhe 79 persona.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë.

Kontrollet në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit të ambienteve dhe banesave ku dyshohet për armë e lëndë narkotike, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrollet nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara goditet një rast i kontrabandës së medikamenteve mjekësore, dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike, një rast i prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak si dhe kapet një shtetas në kërkim.

Arrestohen në flagrancë katër shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen armë zjarri “Pushkë”, disa fishekë, 40 medikamente të ndryshme mjekësore, automjet e aparat celular.

Verifikohen dhe kontrollohen 22 mjete dhe 79 persona.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të Masave për kontrollin e territorit të ambienteve dhe banesave ku dyshohet për armë e lëndë narkotike, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme, në të gjitha rrugët e Tiranës.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në rrugën e “Barrikadave”, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë për kontrabandë medikamentesh mjekësore i shtetasit :

- Arion Lleshi, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në ushtruar në automjetin e tij tip “Seat”, iu gjetën 40 lloje të ndryshme medikamentesh mjekësore të cilat ishin pa pullë të Agjensisë Kombëtare të kontrollit të barnave, si dhe u shpall në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit L. Ll., (administrator i një subjekti farmaceutik).

Në Babrru dhe në rrugën “Riza Cuka” nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike i dy shtetasve të mëposhtëm :

- Klajdi Pillati, 23 vjeç banues në Tiranë, pasi në Babrru gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua 8.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

- Igli Keçi, 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Riza Cuka”, iu gjet dhe bllokua 1 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në Farkë nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, i shtetasit :

- Ahmet Mashollari, 50 vjeç, banues në Farkë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri “Pushkë” dhe një sasi fishekësh.

Në rrugën “Mine Peza”, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Komisariatit Nr.3, u kap shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja” :

- Mario Shalari, 25 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Sekuestrohen në total :

- 40 medikamente të ndryshme mjekësore
- aparate celular
- automjet tip “Seat”
- armë zjarri “Pushkë” me fishekë
- 9.8 gramë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sativa”

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori