Zbulohet kush është gazetari që u dhunua me sende të forta
Gazetari i cili u qëllua me sende të forta në Tirane quhet Genci Angjellari, i emisionit investigativStop”.

Sipas raportimit të policisë Angjellari është dhunuar gjatë kohës që ishte në detyrë.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Stermas të Tiranës.

Në kërkim në lidhje me këtë ngjarje u shpall 42-vjeçarja me inicialet M. T. Gazetari po punonte për një temë të ngarkuar nga redaksia.

Ky skandal do të denoncohet ditën e hënë nga vetë emisioni investigativ Stop për të cilin Angjellari punon.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases M.T, vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Stermas, për shkak të detyrës si gazetar investigativ, ka goditur me sende të forta shtetasin G.A, vjeç 33 banues në Tiranë. Nenet 237 dhe 285/b të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2017, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori