Civilë të pafajshëm të vrarë, Zelensky: Nëna të ushtarëve rusë, shikoni ç’keni rritur

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër për ngjarjen e ndodhur në Bucha, ku rusët kanë vrarë me qindra civilë të pafajshëm. Trupat e pajetë të shtrirë rrugëve bënë xhiron e botës, ndërsa Zelensky e quajti  gjenocid.

Madje, në një postim në Telegram, presidenti i Ukrainës ka shkruar: “Nënat e ushtarëve rusë, shikoni çfarë rritët”, ndërsa fajësoi edhe Perëndimin, i cili nuk e pranoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO në 2018.

“Nënat e ushtarëve rusë duhet ta shohin këtë. Shikoni çfarë keni rritur. “Vrasës, grabitës, kasapë” , ka shtuar ai, ndërsa ka publikuar edhe foto nga mizoritë e ndodhura në qytet.

Zelensky foli më herët për gjenocid në Ukrainë. “ Është me të vërtetë një gjenocid. Shfarosja e të gjithë kombit dhe popullit,” tha Zelensky.

“Ne jemi qytetarë të Ukrainës dhe nuk duam t’i nënshtrohemi politikës së Federatës Ruse . Për këtë arsye po na shkatërrojnë”, shtoi ai.