Gatuani me gaz, ja disa këshilla për ta kursyer sa më shumë atë

Kuzhina është një ambientet kryesore të shpërdorimit të gazit. Një shpërdorim që e paguajmë me çmim të lartë.

Megjithatë, mjaftojnë disa gjeste të thjeshta për ta evituar. Le të shohim cilat janë:

-Kur keni një tenxhere në zjarr, gjithmonë vendosini kapakun. Kjo do të kursente gjysmë ne gazit. Kështu rritet temperatura e brendshme e tenxheres dhe si pasojë zvogëlohet koha e zierjes dhe gatimit të ushqimeve.

-Në rastin e zierjes së makaronave, hidheni kripën kur uji të jetë duke zier, përndryshe koha zgjatet.

-Në rastin e gatimit të makaronave, mund të përdorni ujë të nxehtë që në fillim. Kështu do t’ju duhet më pak kohë, e për pasojë më pak gaz për të zier.

-Përdorni tenxhere dhe tiganë që kanë një bazë të mirë, në këtë mënyrë kurseni shumë gjatë gatimit sepse nxehtësia shpërndahet në mënyrë uniforme.

-Është gjithashtu e rëndësishme metoda e gatimit: ajo me avull është më e mirë sepse lejon që ushqimet të gatuhen në mënyrë të shëndetshme duke kursyer energji. Në të njëjtën kohë që zieni makaronat ose bishtajat, duke vendosur një kosh alumini mund të përgatisni perime në avull.

-Kur hiqni ushqimet nga frigoriferi, para se t’i gatuani prisni të arrijnë temperaturën e ambientit. Përndryshe do të kenë nevojë për më shumë gaz në mënyrë që të gatuhen ashtu siç duhet.

-Vatrat e gazit duhen përdorur në dimension të njëjtë me tenxheret, përndryshe ikën dëm shumë gaz. Një tenxhere e vogël në një vatër të madhe përkthehet në një humbje të kotë gazi. Një tenxhere e madhe në një vatër të vogël gazi do të kërkonte më shumë kohë për të arritur gatimin. Dhe kjo kohë do të thotë gaz i çuar dëm.


Shtuar 21.04.2022 21:14