Zbulohet hasmëria e vjetër, përse u paguan 80 000 euro për vrasjen e aktorit
Policia e Tiranës bëri zyrtarisht me dije sot se ka zbardhur tentativën për vrasje të aktorit Mishel Prela, ndaj të cilit u qëllua me armë dy ditë më parë pranë gjimnazit "Partizani".

Mësohet se ishte Ervin Zallumi ai që kishte porositur vrasjen e Prelës duke i premtuar 80 000 euro 34-vjeçarit Shkëlzen Buci.

Albeu.com mësoi se mes tyre ka patur një konflikt të vazhdueshëm, i cili nis që në gushtin e vitit 2010, ku Mishel Prela ka plagosur me thikë Ervin Zallumin.

Policia arrestoi Prelën në dhjetor të atij viti. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori