Zbulohet grupi kriminal i vrasësve me pagesë, drejtohej nga Tafili
Policia e Shtetit ka zbardhur detajet e grupit të strukturuar kriminal, kryesuar nga Admir Tafili, përgjegjës për një sërë veprash kriminale në vend, ndërsa po hetohet për shpërthimet me tritol që tronditën kryeqytetin.

Sipas nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, pjesë e këtij grupi janë edhe të arrestuarit si vrasës me pagesë, Kristi Pine, Alfred Qefalia, Armando Gora.

"Kemi hetuar të gjithë aktivitetin e këtij grupi dhe ka prova si shkresore, ashtu edhe materiale. Hetimi vazhdon", tha më tej ai.

Sipas tij, pjesë e grupit janë: Fatmir Tafili, 39 vjeç, nga Shkodra, i dënuar me burg përjetë. Qefalia, 32 vjeç nga komuna Farkë, Kristi Pine 24 vjeç, nga Elbasani, Aleksandër Gora, 31 vjeç, nga Bucimasi i Pogradecit, A.O., 50 vjeç nga Tirana, i shpallur në kërkim. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2015, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori