Zbulohet emri i personit që i vunë tritol në makinë mëngjesin e sotëm
Ditën e sotme ka ndodhur një shpërthim në Vlorë. Një mjeti i është vënë tritol, në lagjen "24 Maji".

Mjeti ka qenë i parkuar gjatë momentit të shpërthimit, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Makina së cilës i është vënë lënda plasëse mësohet të jetë, mjeti tip "Benz" me targa AA720 FD.

Pronari i mjetit i është Agim Islamaj, i cili është marrë pyetje menjeherë pas ngajrjes.

Sipas burimeve nga Policia, shpërthimi dyshohet të jetë një paralajmërim që i bëhet pronarit apo dikujt tjetër që ka lidhje me të.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 22.07.2018, rreth orës 07:34, në lagjen ”24 Maji”, është dëmtuar pjesërisht me shpërthim mjeti tip ”Benz” me targa AA720FD, në pronësi të shtetasit A.I., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2018, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori