Zbulohet e shkuara e ish oficerit grek, ka punuar rojë në ambasadën shqiptare në Athinë
Shtetasi grek Eftimio Eftimius vrasësi i Devi Kasmit ka punuar si rojë pranë ambasadës shqiptare në Athinë.

Ndërkohë që ai ka probleme në shtetin grek pasi për disa herë është akuzuar si i lidhur me trafikantë kokaine.

Përpos rastit ku ai u përfshi në trafikun e kokainës nga Kolumbia në aeroportin e Frankfurtit gjatë vitit 2009, Eftimiu ka qenë pjesëtar i rrjetit kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Greqi.

Ky rasti u zbulua në maj të vitit 2016 në Artë, vendbanimin e tij.

Në një tjetër rast, Eftimiu u akuzua bashkë me 20 persona të tjerë, shumica shqiptarë, për trafik kokaine.

Burime të Policisë së Tiranës konfirmojnë për “Ora news” akuzat për 43-vjeçarin, të ardhura nga oficerët grekë të Antidrogës.

Operacioni i koduar "Themis" u ndoq edhe nga DEA amerikane, por Eftimiu tha në gjykatën greke se kokainën e kishte për përdorim personal.

Me tej Eftimiu mbajti lidhje me grupet kriminale shqiptare.

U akuzua për trafik droge nga aeroportet "Elefteros" "Venizelos".

Ndërkohë për burime nga grupi hetimor në Policinë e Tiranës bëjnë me dije se vrasja e Devi Kasmit dyshohet të ketë ardhur për hakmarrje.

Shtetasi grek dyshohet të ketë marrë porosi nga bosët e kokainës për Kasmin lidhur me një vrasje të ndodhur në 2011.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kasmi kishte krijuar armiqësi me grupe në Spanjë dhe Francë. /albeu.com/

Shtuar më 05/02/2018, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori