Zbulohet e shkuara e errët e Zhidrut, dalin në dritë lidhjet e forta me bandat
Dita e djeshme ishte një ditë terrori për Elbasanin i cili mbeti nën kërcënimin e një 71-vjeçari për 5 orë rresht.

Ai i shpalli luftë Policisë ndërsa plagosi edhe dy kalimtarë të rastit, 22 dhe 21 vjeç të cilët fatmirësisht shpëtuan.

Lefter Zhidru ndërkohë që qëllonte ndaj efektivëve, ishte duke përgatitur në banesën e tij edhe disa kallëpe tritol dhe kishte një arsenal të pasur armësh në shtëpi.

Zhidru mësohet se është marrë me tregti lëndësh shpërthyese dhe fishekësh dhe kjo shpjegon faktin se dje pas ekzekutimit të tij policia i gjeti në banesë lëndë plasëse.

Po ashtu besohet se ai ka pasur lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë, e po ashtu ka lidhje të forta në Rumani dhe Bullgari. Bëhet me dije se Zhidru, me origjinë nga Xarra e Sarandës ka punuar si zetorist dhe në vitet 90 iku në Rumani shkruan tch. Më vonë ai ngriti një biznes ambulant të furnizimit me pulla dhe fitila gomisteritë.

Shtuar më 25/09/2020, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori