Zbulohet dokumenti që tregon si kujdeseshin organizatorët për klandestinët
Grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt SHBA, Kanada dhe Britani, kujdesej që personat që do dërgoheshin në këto vende të shoqëroheshin gjatë gjithë itinerarit nga pjesetarë të organizatës.

Trafiku i qënieve njerëzore drejt Kanadasë, SHBA dhe Britanisë ka qenë i mirëorganizuar nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, të cilët i shoqëronin vetë deri në destinacion personat që niseshin drejt ketyre vendeve

Zbulohet skema si Luan Qyrku dhe Genc Osmanaj drejtonin këtë trafik të paligjshëm nga Shqipëria, drejt Bullgarisë e më pas, Belgjikës , duke pasur Republiken Domenikane si pikë fundore për të arritur në SHBA.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar një rast ku, Qyrku, më date 8 shtator 2017, me automjetin e tij kishte kaluar nga pika kufitare e Qafë Thanës 5 persona, i ndihmuar edhe nga personi tjetër i prangosur Genc Osmanaj.

Ky i fundit kishte kaluar në mënyrë të parregullt në sistemin TIMS, pasi nuk ishte regjistruar, duke korruptuar edhe punonjësit e policisë Kufitare.

Ndërkohë, në Bullgari emigrantët e paligjshëm pajiseshin me pasaporta me ndihmën e Marin Vasiliev, i cili njihet edhe me pseudonimin “Ivani” dhe bashkombasit tjetër, Borisov Krumov. Te dy keta shtetas bullgare jane shpallur tashme ne kerkim.

Udhëtimi në mënyrë të jashtëligjshme vijonte i kontolluar nga Qyrku dhe Osmanaj. Sipas policies, pas mbërritjes në Belgjikë , grupit kriminal i bashkohet edhe personi tjetër nën hetim Përparim Kule.

Ky i fundit, shfrytëzonte njohjet në shtetin Belg dhe më pas ishte nisur drejt Republikës Domenikane, bashkë me 5 personat që donin të shkonin mënyrë ilegale ne SHBA.

Në dokumentin e siguruar nga burime prane grupit hetimor, thuhet se:

"Nga Belgjika këta persona, të shoqëruar nga Përparim Kule, kanë fluturuar në drejtim të Republikës Domenikane, në qytetin Punta Cana. Nën kujdesin e shtetasit nën hetim Përparim Kule, personat u akomoduan në një banesë, ndërsa Kule u kthye përsëri në Belgjikë”.

Deri tani të arrestuar për këtë aktivitet trafiku te qënieve njerëzore janë 40 persona. Ata akuzohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda se kanë dërguar në mënyrë të paligjshme rreth 1000 persona në SHBA, Kanada dhe Angli. /abcnews/
Shtuar më 21/03/2018, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori