Zbulohet detaji që nxorri zbuluar autorin e atentatit ndaj Arjan Ndojt: Syzet
Ditën e sotme policia vuri në pranga Redjan Rrajën si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur gjurmët që kanë bërë që grupi hetimor të binte në gjurmët e Redjan Rrajës, që është i dyshuari kryesor në lidhje me atentatin e prokurorit Arjan Ndoja.

E ftuar në “Real Story”, Lala u shpreh se gjurmët e Rrajës u gjetën në një palë syze që ndodheshin në makinën e braktisur nga autorët.

“Një palë syze të gjetura në makinën e braktisur kanë pasur shenja të gishtave të tij.

Rraja e ka pranuar që syzet janë të tijat por që është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen,”- tha gazetarja Klodiana Lala.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.
Shtuar më 05/11/2019, ora 21:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori