Zbulohet data kur do të hidhet shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Në një njoftim zyrtar, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka bërë të ditur se në datën 27 janar 2017, ora 10:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit do të organizohet hedhja e shortit për përzjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të përfaqësuesve të dërguar nga institucionet e përcaktuara nga ligji, të Avokatit të Popullit; përfaqësuesve të grupeve parlamentare;ambasadorëve dhe medias

Sipas njoftimit të Metës, në datën dhe orën e caktuar për organizimin e shortit mund të marrin pjesë edhe kandidatët e propozuar nga institucionet e përcaktuara nga neni 284 i ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë./albeu.com/

Shtuar më 25/01/2017, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori