Zbulohet çfarë vodhi Taulant Balla në sallën e Kuvendit (FOTO LAJM)

Gjatë mesditës së sotme në media doli një fotografi e deputetit të PS-së Taulant Balla, i cili po mblidhte kartat e deputetëve të djathtë në momentin që ata ishin duke kundërshtuar votimin e kryeprokurores së përkohshme.

Fillimisht nuk u kuptua ky veprim, i cili u qartësua pas zbardhjes së procesverbalit të votimit, shkruan Albeu.com.

Nga ky procesverbal del se kanë qenë tre deputetë të djathtë që votuan pro Arta Markut.

Ndërkohë demokratët mohojnë te kenë marrë pjesë në votim duke nxjerrë kështu zbuluar veprimin e Ballës.

Duket se strategji e demokratëve për të bllokuar votimin e sotëm ka qenë edhe heqja e kartave të deputetëve të majtë.

Ata ia kanë hequr disave, por ka qenë pikërisht Taulant Balla që kartat e hequra të të majtëve i ka zëvendësuar me kartat e deputetëve të djathtë duke vijuar kështu votimin normalish votimin.

Kjo shpjegon edhe foton e publikuar sot të Taulant Ballës. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2017, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori