Zbulohet cfarë diskutoi Ministri i Brendshëm i Italisë dhe Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologu i tij italian Marco Minniti nënshkruan sot në Tiranë protokollin "Mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore".

Marrëveshja konfirmon vullnetin e përbashkët për të zhvilluar nismat dypalëshe, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë së brendshme të dy vendeve dhe të forcojnë bashkëpunimin policor, për parandalimin e terrorizmit ndërkombëtar, trafikimin e qënieve njerëzore dhe krimeve të lidhura me të.

Ndaj fjala kyç është "bashkëpunimi operacional", i cili bazohet në shkëmbimin e informacionit dhe përvojën në fushën e trajnimit.

Mbi bazën e Protokollit, dy policitë do të shkëmbejnë informacione dhe kryejnë operacione të përbashkëta me qëllime parandaluese, për të identifikuar subjektet e dyshuara për kryerjen e aktiviteteve kriminale.
Shtuar më 03/11/2017, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori