Mbyllet dera e negociatave për Shqipërinë
Zbulohet biznesmeni që i vuri tritolin Shullazi
Në njoftimin më të fundit të policisë së Tiranës për arrestimin e Emiljano Shullazit, person me precedentë penalë, dhe dy shokëve të tij, konfirmoi se ndalimi i tyre kishte të bënte edhe për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit A. Z., me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.

Pas mesnate, Prokuroria e Krimeve të Rënda nxorri urdhër-arresti për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë, më datën 13 mars, në rrugën ‘Sali Butka’ në kryeqytet. Pak pasi kishte kaluar mesnata, një shpërthim me tritol u dëgjua në garazhin e Arian Z., biznesmen.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës njofton se Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi i vendosën tritol biznesmenit me qëllim për ta kërcënuar "për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë". /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori