Zbulohet biznesi i personit të plagosur tek rruga e Dibrës
Pëlqej
Policia ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me plagosjen që ndodhi sot në rrugën e Dibrës.

Mësohet se 28-vjeçari ndaj të cilit u qëllua është pronari i një argjendarie në këtë zonë.


Njoftimi i policisë
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka pasur të shtëna me armë në këtë zonë rreth orës 09.30. Nga hetimet e para është plagosur me armë zjarri V. K, 28 vjeç. Ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar, dhe sipas policisë ishte i veshur me të bardha, rreth 160 cm i gjatë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosur është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe gëzhoja e armës, e llojit pistoletë. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të zonës, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë qenë dhe tentativë për grabitje, por gjithçka pritet të sqarohet nga uniformat blu.
Shtuar më 17/07/2017, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori