Presidentja e Këshillit Europian Ursula von der
Leyen ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë me
kryeministrin Edi
Rama.
Në një shkrim në mediat sociale, diplomatja e BE-së bën me dije se është diskutuar për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin
Perëndimor.
“Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë
Kryeministrin e Shqipërisë Edi
Rama, për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin
Perëndimor.”- shkruan Von Der
Leyen.
Shtuar më 13/11/2020,
ora 16:16