Zbulohet baza e falsifikimeve në Elbasan
Pëlqej
Strukturat e luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar në Elbasan, në bashkëpunim me organin tatimor bënë të mundur identifikimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të riprodhimit të librave pa të drejtë autori.

Në pranga ka rënë shtetasi Pëllumb Zekthi, vjeç 59, i cili u kap në flagrancë duke riprodhuar libra shkollorë të autorëve të ndryshëm pa lejen e tyre, me qëllim fitimi. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan makineritë që përdorte për këtë aktivitet të paligjshëm, si dhe një sasi e konsiderueshme librash shkollorë dhe mbi 1.000 lastra të gatshme për prodhimin e librave me autorë të huaj, disa etiketa të produkteve ushqimore të falsifikuara, etj.
Shtuar më 19/08/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori