Zhduket 19-vjeçarja në Fier, babai alarmon policinë

Një 19-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen në Fier.

Sipas burimeve, bëhet me dije se e reja është larguar nga shtëpia ditën e djeshme, 25 gusht dhe nuk është kthyer më.

Ka qenë babai i vajzës ai që ka denoncuar zhdukjen e së bijës në Polici.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.08.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi H. F., 52 vjeç, banues në Martinë, Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja L. H., 19 vjeçe.

Po punohet për gjetjen e 19-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/