Zbulohet arsyeja që i kushtoi postin zv.komandantit të Forcës Detare: Një dasmë! (VIDEO)
Shfrytëzimi i detyrës dhe privilegjimi i civili si djali i një ish- ushtaraku, ka sjellë shkarkimin nga detyra e zv/ komandatit të Forcave Detare Artur Muçollarit.

Ky i fundit u shkarkua një vit pasi mori këtë post për shkak se ka lejuar fillimin e përgatitjes së ceremonisë martesore të një civili në njërën prej anijeve ushtarake nën komandën e tij.

Mësohet se dhëndri nuk ishte vetë ushtarak, por dëshironte të organizonte ceremoninë e dasmës në anijen ushtarake pasi ishte djali i një ish-ushtaraku, shkruan abcnews.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes një veprim i tillë nuk është konform rregullave të sigurisë dhe kjo ka sjellë edhe vendimin për shkarkimin e tij.

“Shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2020, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori