Policia e Durrësit ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municionesh ndërsa ka shpallur në kërkim 2 poseduesit e armëve. Sipas burimeve policore, armët janë gjetur në ambientet e një biznesi në fshatin Fllakë ndërsa po vijojnë kërkimet për shtetasit Rudin Taullai 34 vjeç dhe Indrit Mancaku 37 vjeç, të cilët janë pronarët e kompleksit ku e gjetën armët.
Kështu sipas policisë gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e këtij biznesi (kompleks blegtoral) në fshatin Fllakë, u gjetën dhe sekuestruan2
arme zjarri automatik
model 56, 1 armë
zjarri PMSH,1
arme zjarri Skorpions, 1 silenciator me gjatesi 20 cm, 1
arme gjahu teke e markës Snelli, 4 krëhëra armë
zjarri model 56, 1 krëhër
arme zjarri PMSH me 8 fishekë, 1 krëhër Skorpions, 1 kasë mbajtëse municioni me 31 pako (20 copë fishekë
model 56 secila),nje çante letre brenda së cilës 62
fisheke luftarakë
model 54, 17 gëzhoja
model 56, 3 gezhoja
arme model 54 dhe 1 gezhoje
arme zjarri me
model të papërcaktuar.
Ndërkohë materialet iu përcollën Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit në bashkepunim" dhe "Mbajtje pa leje e
armeve sportive apo te gjahut ne bashkepunim". /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013,
ora 14:41