Shok skuadra me Chiellini dhe Bale, Suarez pranë kalimit në MLS

Luis Suarez është më afër se kurrë të arrijë një marrëveshje për kalimin në MLS. Ylli uruguaian është pa skuadër që prej kur kontrata e tij me Altetico Madrid skadoi.

Lojtari  është në kërkim të një skuadre. MLS është destinacioni më i përfolur tash e sa javë dhe së fundmi duket se ka avancime në atë drejtim.

Taylor Twellman raporton se Suarez është shumë afër kalimit te skuadra e Los Angeles FC.

Suarez do të ishte goditja e tretë e madhe e kësaj skuadre, pas Giorgio Chiellini e Gareth Bale.

Uruguaiani donte një skuadër që garon në ‘Play Off’, për të mos humbur ritmin para Kupës së Botës.


Shtuar 26.07.2022 11:22