Megaoperacioni në Elbasan, 490 policë dhe 5 dronë në kërkim të trafikantëve, policia: 45 të ndaluar dhe 7 në kërkim

Policia e Elbasanit ka zhvilluar këtë të enjte një konferencë për mediat sa i takon megaoperqacionit të zhvilluar në Elbasan, i cili nisi që prej mbrëmjes së djehsme.

Hetimet kanë nisur para 3 muajsh dhe kishin fokus  goditjen e trafikut të drogës. Policia e Elbasanit ka goditur plotësisht një grup kriminal dhe pjesërisht 3 grupe të tjera g që shpërndanin drogë të llojeve të ndryshme si heroinë, kokainë, kanabis etj. Në saj të operacionit të koduar “Rrjeti”, janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €. Të arresturit janë ndarë në disa grupe, 11 të arrestuarit kanë qenë të dënuarit edhe më parë për drogë.

Deklarata e policisë

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur dokumentimi i përfshirjes në aktivitet kriminal të 52 shtetasve, të cilët kanë konsumuar veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike”, “prodhim dhe shitje të narkotikëve në mënyrë individuale dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Janë lëshuar 52 urdhra ndalimi të cilët janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm nga strukturat policore të DVP Elbasan.  Gjatë operacionit të  sotëm që u shtri në Elbasan, Cërrik, Belsh, Librazhd, Peqin, Prrenjas dhe Pogradec u angazhuan 490 efektivë policie, 5 dronë, u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale dhe si rezultat janë ndaluar 45 shtetas si dhe 7 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kg e 311 gram kokainë, 860 gram heroine, 1kg e 317 gram kanabis, mijëra doza heroinë, fara kanabizi, 1 armë zjarri, sasi municioni luftarak. Si dhe një shumë e madhe monetare prej 51 mln lekësh, 15 mijë euro dhe franga.

Janë proceduar nzë gjendje të lirë edhe 29 shtetas të tjerë.

Këta shtetas prej disa vitesh ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Duke analizuar shtetasit për të cilët u lëshuan urdhër arrestet rezulton se 11 prej tyre kanë qenë të dënuar dhe më parë në fushën e narkotrafikëve ndërsa 10 prej tyre kanë qenë të dënuar për krime të tjera. Është goditur plotësisht një grup kriminal dhe janë goditur pjesërisht 3 grupe të tjera kriminale./albeu.com/ 


Shtuar 29.06.2023 11:07