Del Piero: Di Maria dhe Pogba do ndryshonin Juventusin

Tashmë dihet se Pogba dhe Angel Di Maria janë dy objektivët kryesorë të Juventusit për merkaton e verës.

Të dy janë pa kontratë dhe të dy lojtarët synohen me parametra zero nga “Zonja e Vjetër”.

Alessandro Del Piero, i ftuar në “Sky”, flet për dy objektivat e Juventusit për sezonin e ri.

“Ata janë dy kampionë, lojtarë me thellësi të madhe dhe dinë disa dinamika dhe si të sillën në një ekip të madh.

Do të ishin shumë të rëndësishëm, përforcime të fuqishme. Ata do të rrisnin me patjetër cilësinë e Juventusit”, është shprehur ish-numri 10 i Juventusit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.06.2022 08:20