Alarm me gripin e shpendëve në Fier, u prekën 20 mijë familje
Një shqetësim i rëndësishëm për shëndetin e njeriut vjen nga Fieri ku vetëm pas disa ditësh pas ikjes së situatës gripale që përfshiu mbarë popullsinë, janë zbuluar vatra të gripit të shpendeve.

Ky lajm është konfirmuar nga Zyra e Veterinarisë në Bashkinë e Fierit ku sipas tyre janë dy vatra në dy fshatra të ndryshme që paraqesim rrezik potencial jo vetëm për shpendët por edhe për banorët.

Luiza Strati thotë se zonat e prekura janë Semani dhe Topoja. Ajo shton se si pasojë e këtij virusi kanë ngordhur një numër i madh shpendësh në këto dy zona.

“Janë prekur shpendë të mbi 20 mijë familjeve, janë dërguar analizat në Institutin e Bujqësisë, por nuk na ka ardhur asnjë përgjigje.

I bëjmë thirrje Institutit të Bujqësisë, të sjellë përgjigje. Nevojitet të merren masa dhe të vendoset karantina.

Instituti i Bujqësisë të mos neglizhojë situatën. Gripi i shpendëve nuk përhapet te njerëzit. Mostrat e shpendëve të ngordhur prej 4 ditësh janë dërguar në institut. Gripi dyshohet se është përhapur nga harabelat”, -tha Strati./albeu.com/

Shtuar më 09/02/2017, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori