Zbulohen tre shtetet që do fillojnë vaksinimin anti-Covid që në dhjetor
SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania do të vazhdojë vaksinimin anti COVID-19 në muajin dhjetor.

Mediat bëjnë me dije se Spanja se do të fillojë administrimin e vaksinës për qytetarët e saj në janar.

Pfizer dhe BioNTech mund të sigurojnë autorizimin urgjent të SHBA dhe Evropës për vaksinën e tyre Covid-19 muajin tjetër pasi rezultatet përfundimtare të provës treguan një sukses 95% dhe pa efekte anësore serioze.

Moderna javën e kaluar lëshoi të dhëna paraprake për vaksinën e saj që tregon efektivitetin 94.5%.

Në SHBA, kreu i Programit të Vaksinave, Moncef Slaoui, tha se amerikanët e parë do marrin një vaksinë që më 11 dhjetor, njoftoi CNN të dielën.

Gjermania mund të fillojë gjithashtu administrimin e vaksinave Covid-19 sa më shpejt muajin tjetër, u citua të thoshte të dielën ministri i shëndetësisë Jens Spahn. Ai tha se Spanja dhe Gjermania ishin vendet e para të Bashkimit Evropian që kishin një plan të plotë vaksinimi.
Shtuar më 23/11/2020, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori