Zbulohen të tjerë shqiptarë për trafikun e drogës me avion (FOTO)

Policia italiane ka zbuluar të tjera detaje sa i përket avionit me drogë që u kap në Torino të Italisë. “La Stampa” shkruan se janë zbuluar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge Shqipëri-Itali.

Njëri prej tyre është shqiptari Vladimir Kolaj dhe gruaja e tij rumune Gina Manole. Shtetasi Vladimir Kolaj ishte në mesin e 15 të arrestuarve, nga të cilët 13 ishin shqiptarë.

Hetimet e policisë italiane për avionin e vogël me drogë të kapur në Torino në shtator 2015, nxorën se i arrestuari Vladimir Kolaj kishte gisht edhe në transportin ndërkombëtar të drogës me avion nga Shqipëria në Itali.

Nëntë muaj më parë, në avionin e vogël të modifikuar u sekuestruan rreth 80 kg kanabis të ardhur nga Shqipëria, dhe u arrestuan Maksim Llanaj 37 vjeç, Pasquale D’Ambrosio 58 vjeç, Fitor Alliaj 43 vjeç dhe Rosario Campisi. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2016, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori