Zbulohen sms-të e 33 vjeçarit ndaj gazetares Jonida Shehu
Pas lajmit të përcjellë më herët në lidhje me një person i cili shqetësonte gazetaren Jonida Shehu, sot janë zbardhur mesazhet që ai i dërgonte shpesh asaj.

Menjëherë pas denoncimit, shtetasi Sajmir Qefalia përfundoi në burg. "Unë të dua fort. Vdes për ty dhe po vuaj shumë për ty". Sajmir Qefalia, autori i këtij mesazhi, një nga qindra mesazhet e dërguara prej tij në Facebook-un e gazetares Jonida Shehu, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve, shkruan "Panorama".

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për 33 vjeçarin, i cili për dy vite me radhë i ka dërguar mesazhe dashurie gazetares Shehu. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2015, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori