Zbulohen rrënojat në këmbët e velierës në Durrës, shquhet dhe topi mesjetar

Projekti i shumë folur në Durrës, “Veliara” po shkatërron ajo që quhet trashëgimi kombëtare dhe kjo po ndodh nën sytë e bashkisë dhe pushtetit vendor dhe askush nuk reagon.

Siç mund ta shihni edhe në foton më sipër punimet e “Velierës” kanë zbuluar rrënoja antike, mure të trashë dhe një top mesjetar.

Nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse të shtetit se si do të veprohet në këtë rast.

Padyshim që po cënohet një pasuri kombëtare dhe për këtë duhet të jemi të ndërgjegjshëm të gjithë pasi kjo pasuri u përket të gjithëve jo vetëm qytetarëve të Durrësit.

Mësohet se punimet mbikqyren nga arkeologet, por askush nuk jep detaje te metejshme./albeu.com/



Shtuar më 07/02/2017, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori