Zbulohen emrat, kush janë deputetët që votuan kundër paktit Rama-Basha
Pëlqej
Ditën e djeshme në Kuvend u votuan ndryshimet në Kodin Penal për të dënuar me burgim shitblerjen e votës apo fotografimin e saj. Por kryeministri Edi Rama pavarësisht pjesëmarrjes në Kuvend nuk e ka shtypur butonin për të dhënë pëlqimin për ndryshimet në Kodin Penal.

Ashpërsimi i Kodit Penal për shitblerjen e votës mori në total 123 vota pro dhe asnjë kundër.

Në sistemin elektronik të votimit figuronin të pranishëm në sallë 137 deputetë, nga të cilët 8 prej tyre ishin të pranishëm por nuk votuan ndryshimet në Kodin Penal, kurse 7 të tjerët kishin lënë vetëm kartat e votimit në sistem, por nuk ishin fizikisht në sale, shkruan Panorama.

Veç Edi Ramës për Kodin Penal nuk ka votuar deputeti i PS-së, Dashamir Peza, dhe dy deputetët e LSI-së, Spartak Braho dhe Vangjel Tavo. Kurse nga opozita nuk ka votuar Kozma Dashi i PD-së, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

Në të gjitha votimet në sallën e Kuvendit ka munguar Erion Braçe, Arta Dade, Parid Cara, Mira Shehu, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj dhe Gjovalin Kadeli. Në votim nuk morën pjesë as Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda e PDIU-së, kurse nga radhët e PD-së mungonte vetëm Eduard Selami.
Partitë dhe media

Ndërkohë, dy ligjet e tjera që detyrojnë mediat që të transmetojnë pa pagesë spotet e fushatës së partive politike janë votuar nga Kryeministri Edi Rama, por kanë pasur rrjedhje votash nga PD-ja.
Projektligji për mediat audiovizive nuk është votuar nga 7 deputetët e Partisë Demokratike, përkatësisht Jozefina Topalli, Albana Vokshi, Genc Pollo, Gert Bogdani, Dhurata Çupi, Bedri Mihaj dhe Kozma Dashi.

As nga dy deputetët e LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi; deputetët e LSI-së, Spartak Braho dhe Vangjel Tavo, si dhe tre deputetët e PS-së, Eduard Bejko, Xhemal Qefalia dhe Dashamir Peza.

Kurse ligji tjetër për partitë politike nuk është votuar nga 5 deputetë të PD-së, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Bedri Hoxha, Keltis Kruja dhe Kozma Dashi. Edhe pse të pranishëm në sallë për këtë ligj, nuk votuan Blushi, Hafizi, Braho, Tavo dhe Aqif Rakipi i PDIU-së.
PROCESVERBALET E VOTIMIT

PROJEKTLIGJI “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRIS˔

Prezenca: 137 deputetë
Votuan pro: 123 deputetë
Karta prezent që nuk votuan

 Edi Rama -PS
 Dashamir Peza -PS
 Spartak Braho -LSI
Vangjel Tavo -LSI
 Kozma Dashi -PD
 Nard Ndoka -Pa grup
Vangjel Dule – Pa grup

Nuk fare ishin në salle

 Erion Brace -PS
 Monika Kryemadhi -LSI
 Kejdi Mehmetaj -LSI
 Shpëtim Idrizi -PDIU
 Mesila Doda – PDIU
 Eduard Selami -PD
 Mira Shehu -PS
 Arta Dade -PS
 Parid Cara -PS
 Gjovalin Kadeli -LSI

PROJEKTLIGJI “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE”

Votuan pro: 115 deputetë

Karta prezente që nuk kanë votuar

 Jozefina Topalli -PD
 Albana Vokshi -PD
 Gec Pollo -PD
 Gerti Bogdani -PD
 Dhurata Çupi -PD
 Bedri Mihaj -PD
 Kozma Dashi -PD
 Ben Blushi -LIBRA
 Mimoza Hafizi -LIBRA
Vangjel Dule -Pa grup
 Spartak Braho -LSI
Vangjel Tavo -LSI
 Eduard Bejko -PS
 Xhemal Qefalia -PS
 Dashamir Peza -PS

Nuk ishin fare në sallë

 Erion Brace -PS
 Monika Kryemadhi -LSI
 Shpëtim Idrizi -PDIU
 Mesila Doda -PDIU
 Eduard Selami -PD
 Mira Shehu -PS
 Arta Dade -PS
 Parid Cara -PS
 Gjovalin Kadeli -LSI
 Kejdi Mehmetaj -LSI
LIGJI “PËR PARTITË POLITIKE”

Votuan pro: 118 deputetë

 Karta prezente që nuk kanë votuar
 Ben Blushi -LIBRA
 Mimoza Hafizi -LIBRA
 Ylli Petraj -PS
 Dashamir Peza -PS
 Aqif Rakipi -PDIU
 Spartak Braho -LSI
Vangjel Tavo -LSI
 Jozefina Toaplli -PD
 Majlinda Bregu -PD
 Bedri Hoxha -PD
 Keltis Kruja -PD
 Kozma Dashi -PD

Nuk fare ishin në salle

 Erion Braçe -PS
 Monika Kryemadhi -LSI
 Shpëtim Idrizi -PDIU
 Mesila Doda -PDIU
 Eduard Selami -PD
 Mira Shehu -PS
 Arta Dade – PS
 Parid Cara -PS
 Gjovalin Kadeli -LSI
 Kejdi Mehmetaj -LSI /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2017, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori