Zbulohen dy parcela me kanabis në Shkodër, pranga 46 vjeçarit
Një 46 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu të Shkodrës, pasi i'u zbuluan dy parcela me kanabis. Nga ana e policisë u bë arrestimi i 46 vjeçarit Paulin Zadrima, me banim në fshatin Samrish të komunës Dajç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë në pronësi të tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 kubikë me bimë ngjyrë jeshile, si ajo e bimës narkotike kanabis sativa.

Në vijim të kontrollit, rreth 170 metër larg nga banesa e tij u gjetën dy parcela me 115 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, me lartësi 10-15 cm. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2015, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori