Aksident në Vlorë, polici përplas me motor këmbësoren (VIDEO)

Një aksident është regjistruar sot në Vlorë ku një punonjës policie, gjatë patrullimit, ka përplasur me motor një shtetase. Nga aksidenti ka mbetur e lënduar kalimtarja dhe pasagjeri që ndodhej në motor, edhe ky punonjës policie.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të  aksidentit./albeu.com


Shtuar 31.05.2022 17:57