Zbulohen detajet, si do të bëheshin sulmet në Shqipëri nga iranianët e rrezikshëm
Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zbuloi në emisionin “Opinion”, se hetimet për celulën terroriste kishin nisur në mars të 2018-ës, nën drejtimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, dhe njësisë së anti-terrorit në Policinë e Shtetit.

Iranianët me inicialet F. Z., 65 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, u ndaluan nga njësia e anti-terrorit, pas informacioneve të mbërritura nga shërbimet partnere. Në momentin e ndalimit, ata ishin duke bërë foto, ndërsa u prezantuan si gazetarë që kishin ardhur në Shqipëri, me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Ai tha më tej se iranianët do bënin sulme terroristekombinuara me armë zjarri, dhe me shpërthim eksploziv, kryesisht ndaj liderëve të muxhahedinëve. Në muajin mars kanë zbuluar informatorët, e ndërsa tashmë “trurin”.


“Deklarata sot nuk kishte të bënte me asnjë atentat, apo episod. Zbuloi një plan, një celulë. Para një viti ne ndaluam dy shtetas iranian, që duke u hequr si gazetarë, por ky ishte mbulimi, ata ishin operativë dhe kishin plan të mblidhnin informacion.

Ndërhyrja në atë kohë bëri që plani të shtyhej, sot ne kemi zbuluar për publikun një plan dhe një celulë të ngarkuar për ekzekutimin e këtij plani. Ka dhe të tjerë që janë ekzekutorë.

Personat që janë shoqëruar më parë janë të tjerë. Atëherë po flisnim për ushtarët. Sot po flasim për “trurin”. Këta do bënin sulme terroristekombinuara me armë zjarri dhe me shpërthim eksploziv, kryesisht ndaj liderëve të muxhahedinëve. Ne zbuluam në mars informatorët, dhe tani zbuluam mendjen”, tha ai.
Shtuar më 23/10/2019, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori