Shpërndante heroinë dhe kanabis, arrestohet 37-vjeçari në Gjirokastër (EMRI)

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një  37-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, në doza.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Katrori” u arrestua në flagrancë shtetasi Arbër Maliqi, 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 73 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 24.03.2023 09:34