Zbulohen detaje nga operacioni i drogës në Kavajë, ja çfarë sekuestroi policia (VIDEO)
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për megaoperacionin e drogës në Kavajë, ku u arrestuan 3 persona, dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Në këtë operacion u kapën rreth 1 tonë e 360 kg kanabis sativa, 3 automjete, 1 gomone dhe një traktor.

Gjithashu janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe konkretisht:

“Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.

Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.

Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .

Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.

Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e narkotikëve në D.V.P. Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :

– Joni Sadikaj,

– Roland Hysenbelliu

– Kejvi Hajdari

Nga veprimet hetimore të kryera , rezulton se bashkëpuntor janë edhe shtetasit :

B.B., dhe F.S. të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.

Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota, cila nga verifikimet i përket shtetasit :

K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor.
Gjithashtu , në lidhje me këtë ngjarje, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë ‘ parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal”, shkruan Policia. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2017, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori