Në Pukë janë zbuluar 13
parcela me
kanabis sativa. Aksioni është kryer rreth orës 20:00 në afërsi të fshatit Midh të komunës Qelëz, kur efektivët pas informacioneve në rrugë operative kanë zbuluar
parcela ku ishin mbjellë rreth 700 rrënjë
kanabis sativa.
Menjëherë më pas nisi asgjesimi i tyre, teksa
policia po heton për autorët e mbjelljës së lëndës narkotike.
Shtuar më 11/06/2014,
ora 21:35