Rusia mori udhëheqjen e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, BE: Do të jemi kundër çdo abuzimi

Bashkimi Evropian do të qëndrojë kundër çdo abuzimi gjatë udhëheqjes ruse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë muajit të ardhshëm, ka thënë kryediplomati i saj.

Josep Borrell tha për AFP: “Pavarësisht se është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Rusia vazhdimisht shkel thelbin e kornizës ligjore të OKB-së. BE do të qëndrojë kundër çdo abuzimi nga presidenca ruse.”

Rusia u bë presidente e KS të OKB-së dje në rotacionin mujor të udhëheqjes së këshillit midis 15 anëtarëve të tij, një lëvizje që Volodymyr Zelensky e quajti “absurde dhe shkatërruese”.

Herën e fundit që mbajti këtë pozicion, Rusia pushtoi Ukrainën./albeu.com


Shtuar 2.04.2023 16:05