“Nuk doja të përfundonte kështu”, zbardhet dëshmia e grekut që i mori jetën 39-vjeçarit shqiptar

I moshuari grek i cili i mori jetën 39-vjeçarit shqiptar, babai i 3 fëmijëve, ëhstë shafqur i penduar në polici pas krimit të bërë.

68-vjeçari ka deklaruar se: “Nuk doja që të përfundonte kështu”. I moshuari që kreu krimin e rëndë në Pire, duke qëlluar me dy plumba në kokë shqiptarin, që punonte si roje parkingu për të siguruar bukën e fmëijëve, ka thënë e kishin fërkime prej vitesh.

Ai ka thënë se shpesh trotuari zihej nga makinat që parkohehsin aty dhe për këtë kanë patur gjithmonë grindje.


“Kishim fërkime prej vitesh. I vendosnin makinat nga parkingu në trotuar. Bllokonin rrugët. Isha ankuar shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, ka thënë vrasësi në polici, raporton televizioni MEGA.

Por edhe pse tani shpreh pendesë, 68-vjeçarit grek i mjaftuan vetëm pak sekonda që t’i merrte jetën babait të 3 fëmijëve.

Pasi debatit verbal që patën, 68-vjeçari grek shkoi në banesën e tij dhe u kthye me pushkë në dorë. Ai kapi në flagrancë shqiptarin dhe e qëlloi me një plumb në kokë. Edhe pse 39-vjeçari dergjej në tokë, autori e qëlloi për herë të dytë duke e lënë të vdekur në vend.

Krimi brutal tronditi mbarë opinionin publik në Greqi. Banorët e zonës e kanë përshkruar 68-vjeçarin si një person problematik dhe që ishte konfliktuar edhe me fqinjë të tjerë të lagjes.

Policia greke thotë se edhe pushkën e krimit, 68-vjeçari e posedonte pa leje.


Shtuar 16.09.2023 00:00