Zbret nga trageti e bie pa ndjenja në tokë, adoleshenti shqiptar shpëton për mrekulli
Sapo kishte prekur tokën italiane, një adoleshent shqiptar i ka shpëtuar vdekjes falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë italiane.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bari ku një traget me rreth dy mijë pasagjerë që kishte ardhur nga Shqipëria ishte ankoruar në port.

Por kur njerëzit po zbrisnin nga trageti, djali 15-vjeçar me iniciale D.H ka pësuar një sulm nga epilepsia dhe për pasoj është shembur në tokë.

Nëna e tij ka kërkuar ndihmë dhe ka shpërthyer në britma dhe të qara, nga paniku.

Fatmirësisht thirrjet e saj janë dëgjuar nga policia e portit në Barit, të cilët kanë shkuar menjëherë pranë djalit duke i dhënë ndihmën e parë.

Mësohet se fëmijës i kishte ikur gjuha por falë reagimit të shpejtë të policëve ai u arrit të mbahej në jetë.

Më pas në ndihmë të fëmijës kanë ardhur edhe një grup nga emergjenca të cilët i kanë dhënë ndihmën e nevojshme dhe raportohet se adoleshenti shqiptar është jashtë rrezikut për jetën.

Shtuar më 29/02/2020, ora 19:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori