Zbrazja e supermarketeve nga koronavirusi, çfarë blenë më shumë shqiptarët
Skenat e dyndjes nëpër supermarkete që pamë në Itali pak javë më parë, u përsëritën edhe në vendin tonë dje.

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me Koronavirus, të cilat aktualisht kanë shkuar në 6 gjithsej, shqiptarët janë drejtuar nëpër supermarkete në orët e paradites.

Faturat mesatare të blerjeve kanë qenë mbi atë të zakonshmen për një pjesë të mirë të individëve teksa fokusi ka qenë tek blerja e miellit, makaronave, vajit, sheqerit, ujit dhe detergjentëve, raporton “Monitor”.

Një nga thekset e vazhdueshme që kanë vënë këto ditë mjekët për kujdesin, ka qenë ajo e konsumit të vitaminës C, ndaj është vënë re rritja e blerjes së portokalleve.

Tregtarët e thanë se ka pasur një rritje të shitjeve që ishte e ngjashme me një ditë të shtunë të paktën për blerjet e qytetarëve dhe jo furnizim shumice ndërsa agrumet e kryesisht portokalli është blerë jo më me kilogram por me arka.

Edhe farmacitë e kryeqytetit kanë raportuar rritje të kërkesës të hënën për vitamin C, alkool si dhe mjekime të tjera që merren në rastet e gripeve normalë. Ndër të tjera duket se qytetarët kanë kërkuar të marrin masa për medikamente mbi dhimbje koke, apo qetësues të lehtë.
Shtuar më 10/03/2020, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori