Zbehen shpresat per te mbeturit ne pallatin e shembur ne Gjirokaster
Pëlqej
Albeu.com
Zbehen akoma më shumë shpresat për të mbeturit nën rrënojat e pallatit të shembur një ditë më parë në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër. Kerkimet kane vazhduar gjate tere nates.Zbehen akoma më shumë shpresat për të mbeturit nën rrënojat e pallatit të shembur një ditë më parë në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër. E teksa në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të posaçëm nga Janina dhe shumë zjarrfikës shqiptarë, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikësave në Shqipëri, Dilaver Laçi ka deklaruar se do të ndërhyhet për të shembur dy seksionet e mbëtura në këmbë. Sipas tij, ato rrezikojnë jetën e ekipeve të kërkimit. “Ndihen lëkundjet e seksioneve të pashembura. Rreziku është prezent për forcat që kërkojnë, kështu që jemi të detyruar të shembim edhe ato”, ka deklaruar Laçi për një media të Tiranës.

Ndërkohë, kanë rinisur kërkimet për të shpëtuar tre personat e mbetur nën rrënojë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe një automjet i tonazhit të rëndë. Kërkimet u ndërprenë në mesnatë nga errësira dhe kushtet e rrezikshme që pjesa e mbetur në këmbë krijonte.



(Ora 6:30)Gjirokastër (Start)-Ende asgjë nga të mbeturit nën rrënoja

Ende asgjë nga kërkimet ndaj tre të mbeturve nën rrënojat e pallatit të shembur në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër. Ndërkohë, familjarët e tre mbëturve nën rrënoja kanë kaluar natën pranë pallatit gjysmë të shembur, kurse grupet e zjarrëfikësave janë tërhequr rreth orës 23:30 për të rinisuar kërkimet në agim. Nën rrënoja mbeten ende Valbona dhe Anxhela Dalani, nënë e bijë, përkatësisht 35 dhe 13 vjeçe. Ndërkohe që dyshohet edhe se nën rrënoja është edhe 65-vjeçarja Parashqevi Zoto.

(ora 00:30)Gjirokastër (start)- Zjarrfikësit: Të mbeturit nën gërmadhë mund të jenë gjallë

E ndërsa rrezikohet shembja e rrënojës, në pjesën tjetër të pallatit, zjarrëfikësat shprehen se ka ende mundësi që tre personat e mbetur nën gërmadha të jenë të gjallë, pasi sipas tyre mes betoneve dhe pjesëve të shembura, ka hapësira të mëdha. Ndërkohë, zjarrëfikësat kanë ndërprerë kërkimet në mesnatë për të vijuar sërish në agim. Shkak për këtë është rreziku i shembjes së pjesës tjetër të ndërtesës, gjë kjo që mund të shkaktonte një tjetër tragjedi.

(ora 21:45)Gjirokastër (start)-Rama: Ngjarja kërkon një hetim të hollësishëm

Ka mbërritur në Gjirokastër edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Ai ngushëlloi familjarët e të humburve dhe të lënduarit në tragjedinë e ndodhur. Në një prononcim për media, ai u shpreh se ngjarja duhet të hetohet me detaje, në mënyrë që të mos përsëriten më gjëra të tilla. “Trishtim i madh të shikosh jetë të pafajshme të mbetura nën gërmadha dhe njëkohësisht një revoltë e natyrshme për shkaktarët të cilët, jam unë dhe të gjithë që dëshirojnë që të dalin para drejtësisë. Është një rast që duhet hetuar deri në fund pa ndalur dhe që duhet zbardhur për të nxjerrë fajtorët dhe për të bërë që të mos përsëritet më”, tha Rama.

Më pas, zoti rama ka vizituar personat e plagosur në spitalin e qytetit të Gjirokastrës.


(ora 20:15)Godo: MSH, garanton të gjithë ndihmën për të prekurit nga tragjedia

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo ka mbërritur në Gjirokastër për të ndjekur nga afër zhvillimet në tragjedinë e shembjes së pallatit në lagjen “11 janari”. Në një prononcim për mediat, zonja Godo është shprehur se MSH ka kontaktuar me organet spitalore të Gjirokastrës të cilëve u kanë premtuar plotësimin e të gjithë nevojave të duhura. Sipas zonjës Godo, një grup specialistësh psikologë do të dërgohen gjithashtu për tu qëndruar pranë familjarëve të të mbeturve nën rrënoja, pasi kjo është mjaft e domosdoshme.


(ora 18:35)Gjirokastër (start)-Identifikohen emrat e të mbeturve nën rrënoja

Kontaktimet me të afërmit kanë bërë që të identifikohen edhe emrat e personave të mbetur nën rrënojat e pallatit të shembur në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër. Ata janë Valbona Dalani 35 vjeçe dhe e bija Anxhela Dalani 13 vjeçe si dhe 68 vjeçarja, Parashqevi Zoto. (start)
Shtuar më 10/11/2008, ora 14:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori